Transmetuar më 16-02-2020, 13:13

Arrestohet një vajzë e dyshuar se ndihmonte që ti shpëtonte policisë, 27-vjeçarin Astrit Thaçi, i dyshuar për një sërë grabitjesh.

Në vijim të operacionit të koduar “Trajektorja”, zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga policia e Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, operacioni ka vijuar edhe paraditen e sotme.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë nga veprimet proaktive të kryera, kanë vënë në pranga 20-vjeçaren A. B., banuese në Tiranë.

E reja dyshohet se e ka përkrahur Thaçin, duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e policisë.

Materialet në ngarkim të saj iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

27-vjeçari Thaçi, rezulton me precedent penal, i dënuar më parë 7 vite në Itali, për vjedhje me armë.

Sakaq ditën e djeshme Astrit Thaçi, me një kapele në kokë hyri si klient tek argjendaria ‘Diamant’, pronë e Antoneta Balla. Ai kërkoi një unazë dhe teksa Balla i nxirrte unazat për ti provuar, nxori një pistoletë duke e kërcënuar.

Në këtë moment Balla i rrëmbeu armën duke e futur nën banak. Teksa ndodhte kjo, Thaçi u çorodit dhe në panik rrëmbeu çfarë unazash kishte nxjerrë gruaja mbi banak dhe u zhduk me vrap. Ai akuzohet për së paku 8 grabitje, në argjendari, markete, banka dhe agjenci turistike. /a.y/noa.al

Grabitësi i argjendarisë, i dënuar në Itali/ Policia liston ngjarjet ku është përfshirë

Grabitja në Elbasan, si ia rrëmbeu armën autorit, pronarja e argjendarisë

Arrestohet Astrit Thaçi, grabitësi që u bë makthi i Durrësit dhe Elbasanit

"Skifteri" i Durrësit mbërriti në Elbasan, kush është grabitësi i argjendarisë dhe e shkuara kriminale

Maska me armë grabit argjendarinë pranë policisë së Elbasanit

Durrës, një person i maskuar grabit një pikë për dhënien e kredive