Transmetuar më 16-02-2020, 13:28

Edukatorja lë një jastëk në krevatin e saj, duke bërë që një foshnjë 5 muajshe të gjejë vdekjen, pasi iu zu fryna.

Vogëlushja e cila ndodhej në çerdhe ishte vendosur të flinte në krevatin e saj, por edukatorja kishte harruar një jastëk brenda. Kështu kur e mitura lëvizi, iu zu fryma në gjumë.

Prindërit e saj Jessica dhe Corey Elmquist po e vuajnë ende vdekjen e vajzës së tyre Emma, e cila humbi jetën pas ngjarjes së ndodhu në tetor 2017, në Austin të Texas, SHBA.

Çifti kishte kërkuar shumë gjatë për në çerdhe të besuar, kështu që për tu kujdesur për vajzën e tyre besuan tek 1-st Step Early Learning Center në North Austin.

Më tej, u njoftuan nga një prej mësueseve, e cila iu tha se foshnja po mbytej. Kur gruaja mbërriti në çerdhe, pa ndihmën e shpejtë që po tentonte të përmedte vajzën, duke e dërguar në spital.

E mitura gjeti vdekje në 18 mars 2018, pasi mjekët vendosën që ti fiknin aparaturat, duke qenë se shpresat për t’u përmendur dhe shpëtuar ishin zero.

Gjatë kësaj jave u mbajt një nga seancat në ngatkim të çerdhes, ku u deklarua se dekuatoret janë fajtore pse kishin lënë jastëkun brenda krevatit, ndërkohë që procesi është në vijim. /a.y/noa.al