Transmetuar më 16-02-2020, 16:20

Kukësi ndalet në transfertë ndaj Bylisit. Por falë barazimit me të njëjtat shifra, mes Tiranës dhe Skënderbeut, Kukësi pas javës së 22-të në Kategorinë Superiore, mban kreun e klasifikimit.

Verilindorët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Goli që hapi sfidën ishte ai i minutës së 29 teksa Emiliano Musta nuk i dha shumë shanse portierit Isli Hidi me një diagonale të fuqishme. Ndërkaq, disa minuta më parë, vendasit ishin të pafat teksa një goditje e Guindo nga jashtë zone u ndal vetëm nga tranversa.

Në fraksionin e dytë, Bylisi sërish ishte këmbëngulës në zonën e Kukësit por disa herë për mungesë saktësie dhe disa herë për meritë të portierit Xhika nuk ia dolën të gjenin golin e barazimit.

Mirëpo, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund të 90 minutave dhe përtej madje pasi golin e gjetën në minutën e 95 falë një goli nga sulmuesi i ardhur në këtë merkato të janarit, Mozone. Pas këtij rezultati, Kukësi mban kreun me një pikë më shumë se Tirana, megjithatë nuk arrin të shfrytëzojë ndalesën e bardhebluve ditën e djeshme. Sakaq, Bylisi vazhdon të mos gjejë fitoren e parë për këtë vit, por duket ky rezultat për mënyrën si erdhi  i ngjan një fitoreje. Ballshiotët mbajnë vendin e katërt në klasifikim me 33 pikë.

Partizani falë fitores në Laç, është ngjitur në vendin e tretë me 37 pikë, duke u futur në garë për titull.  Ka fituar Flamurtari ndaj Luftëtarit, megjithatë të dyja këto skuadra janë shumë larg Vllaznisë në garë për mbijetesë. Flamurtari ka 9 pikë, Luftëtar 13 dhe Vllaznia 28 pikë.

Bylis-Kukësi 1-1

Shënues: 90; Mozone/ 29′ Musta

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Bylisi: Hidi, Hadroj, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Munoz, Ntephe, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan

Gjyqtar: Enea Jorgji

 

Laçi-Partizani 1-3

28′  Xhixha / 31′, 82′ Telushi, 34′ Bitri

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Turkaj, Rapo, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro (90″+3′ Kodra), Çinari (79′ Ferati), Bardhi, Solomon (71′ Braun), Trajner: Adolfo Sormani

GJyqtar: Juxhin Xhaja

Luftëtari-Famurtari 0-1

Ribaj 31′

Luftëtari: Shala, Dragoshi, Duka, Isufi, Lala, Qato(Oshafi 46′), Açka, Lika(E. Celaj 55′), Çela, Dushkaj, Mehmetllari(Ziaj 77′). Trajner: Nikolin Çoçlli

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Qarri, Nebihu, Hoxhaj, Vrapi, Carlos Ramos, Souza(Rapaj 73′), Costa, Ribaj, Lucas Ramos(Haruni 61′). Trajner: Marcelo Troisi

/NOA.al