Transmetuar më 16-02-2020, 18:33

Prita disa dite, sigurisht per te respektuar dhe mos ngaterruar ndjenjat e shprehura e te shkruara te tironsave te vjeter, s’ka rendesi 200, 100, 50, apo 20 vjecar, me pershtypjet e mia, nje jabanxhiu ne Tirane, per kryeqytetin, vendosur e vulosur si te tille 100 vjet me pare ne Lushnje.

Nese sot do te me pyeste dikush per nje mendim te pergjithshem mbi Tiranen dhe tiransit do te pergjigjesha shpejt: Tirana nuk ka qene kurre e tiranasve. Kushdo qe ka kaluar ne kete qytet, nga jugu a nga veriu, ka dashur te sjelle brenda Tiranes pak nga kulla e tij, apo nje nga opingat, te kete neper rrugica arome nga egersia, apo nga hidhesia e zones nga vjen. Jane perpjekur perhere te ngrihen nje shkalle me larte se tiranasi i bute, dede, dhe jo shume ambicioz. (Gjithmone kam pyetur veten pse kerkonin te ngriheshin me larte dhe pastaj thoshin “jemi tiransa”!!!).

E çuditerisht perhere kane rene mbi sahanin me gjize e tave dheu. Tirana i ka lemuar, i ka holluar, i ka skalitur. Tiransit i zbuten, i kulturuan, i edukuan. Nuk ka rendesi ne ishe nga Mati, Gjirokastra, Shkodra, Tropoja, Vlora, a Tepelena. Brenda nje kohe te shkurter Tirana te gelltiste ne barkun e saj te bute, te nanuriste mbi gjinjte e saj te bardhe, te zbuste, te hiqte vrerosjen e syve, te ngrinte anet e buzeve, e te fuste ne nje bote tjeter. Boten e njerzillekut.

Ishte oazi ku te gjithe ndalonin te pinin uje. Ishte pika e orientimit, ngado dhe sido te ta sillte lemshin jeta.

Derisa… Nuk e di cfare ndodhi. Nuk e di ku jane tiransit, tironsit. Ata te vertetet. Ata te vjetrit qe te buzeqeshnin perhere. Qe nuk prishnin kurre qejf. Qe te benin udhe (jo gjithmone duke thene, hapi rruge budallait). Ata te miret qe thoshin me ate dialektin e bukur “Vlona”. Ndoshta kane vdekur, e ndoshta s’kane lene me trashegimi pas. Nje vend e bejne njerezit. Por besoj e bejne edhe ato qe ndertojne njerezit.

E ne Tirane ndertuan e ndertuan, aq sa ia moren fytyren, trupin, madje ia shkulen edhe shpirtin. Tashme vetem kujtesa e 50 vjecareve, a fotot bardh e zi te kthejne tek ajo Tirana e paster, e rregullt, e thjeshte. Sot duket si nje vajze qe nderron te dashurit sa here i duhet te beje plastike ne trup e fytyre. E aq shume ka bere, sa as veten nuk e njeh. Kush tjeter do ta njohe?! Gjithkush do te lere nje shenje ne trupin e saj. Nje Merlin Monro kembehapur per presidente, prokurore, mafioze, aktore, vellezer, kush te mundet te thote te pakten nje here:

Edhe une ia hipa Merlinit. Por Tirana nuk eshte Merlini, pavaresisht se e trajtojne ashtu. Te pakten dy here ka treguar se po u zemerua do behet si thote ajo, dhe gjithe te tjeret do bejne po ashtu. Sigurisht. Vetem se nuk po shpeton sot veten. Tashme e kthyer ne nje kurth gjigand, ata qe e ndertuan largohen sa me shume prej saj, lengon pa ndonje shprese te dukshme mes pallateve shumekateshe te vjetra, qe tashme ka nisur t’u bjere suvaja dhe kullave marramendese qe nisin te shtojne betonin e celikun nga frika e termetit.

Askush nuk e do vertete Tiranen. Madje as tironsit. Jo më, të paktën. “Secili per vete, Zoti per te gjithe”, mbizoteron. Nuk kam pare asnje pallat te vjeter, aty ku sigurisht logjika ta do se banojne tironsit 60-70 vjecare, te mos kete nje shtese pallati. Nuk kam pare asnje rrugice mes shtepive me qerpic, apo ku logjika ta do se banojne tiransit 100 e kusur vjecare, qe te mos kete diku nje garazh, e diku nje dyqan, te ngulur rrembimthi, si dhembet ne gojen e nje plake. E nuk kam pare 10 apo 20 tiranas te behen ndonjehere dore per dore qe te mos lejojne nje eskavator qe hap gropen e rradhes, e rradhes, e radhes, per kullen e rradhes, duke i hapur Tiranes plagen e rradhes…

A do jem nje tirans ndonjehere? Nuk besoj. (Tirons nuk ka sesi). Tek une ka aq shume jod nga Vlora sa “infeksioni” nuk mund te perhapet. Por cerek shekulli ne kete qytet me kane bere te kuptoj te verteten e madhe dhe te hidhur: Sot, tironsa nuk ka me. As Tirone. Nuk ishin abstrakte keto fjale. Kur degjoje dikur tironsa dhe Tirone, nenkuptoje urtesi, butesi, liri, vizion, mundesi, horizont, kulture, mirekuptim, dashuri, ide, emancipim.

E nese degjon sot tiransa dhe Tirana, nenkupton vec rremuje, egersi, dhune, krim, mashtrim, smog, semundje, pabesi, prostitucion, prostitucion elitar, prostitucion kulturor, prostitucion artistik, perfitim, mbijetese, varferi.

Nuk ka me formen e nje qyteti. Me shume duket si nje gravure e vjeter e rrethimeve te Krujes, ku vetem maja e keshtjelles ka rregullsi, por perreth saj, ne menyren me te rremujshme, jane vendosur mijera e mijera cadra osmanesh me ngjyra e forma te ndryshme. A eshte ky rrethimi i pare, i dyte, apo i trete i Tiranes, nuk di ta them. Por di te them se, fatkeqesisht, ata qe e moren ne dore si qytetin (krye) e endrrave te shqiptareve, e kane kthyer vit pas viti, ne tre dekada, ne makthin me te cilin i detyrojne te bashkejetojne cdo dite.