Transmetuar më 16-02-2020, 19:20

Profesoresha e filozofisë thotë se mënyra e vetme për të shpëtuar planetin tonë është që të ndalohen lindjet, me qëllim që "mbipopullimi të bjerë", ose  "njerëzit të zhduken".

Patricia MacCormack, nga Universiteti Anglia Ruskin, Kembrixh, beson se lindjet janë "gjëja më e keqe që mund të bëhet" mbi kërënimet që i vijn% Tokës nga karboni për shkak të mbipopullimit global.

Libri i saj i ri, ‘Manifesti Ahuman’, ka tronditur njerëzit në mbarë botën, sidoemos Italinë.

Ajo pretendon se ajo ka marrë kërcënime me vdekje.

Prof. MacCormack, nga Australia, tha se "Thjesht propozova që njerëzit të mos riprodhohen, dhe kjo u përkthye automatikisht në akte dhune.

Ajo tha se disa pretenduan se "unë dua të vras ​​fëmijë, gjë që është qesharake".

"Në një farë mënyre, unë jam duke propozuar një lloj kontrolli etnik të popullatës…

Si mbi idetë e saj për klimën, Prof. MacCormack është lavdëruar nga Anglia Ruskin për ekspertizën e saj në feminizëm, etikë post-njerëzore, studime të kafshëve dhe filmat horror.

/NOA.al