Transmetuar më 16-02-2020, 22:54

Momenti kur ajo nisi duke qeshur me të madhe në studio ka qenë lajmi për rritjen e pensioneve në vend.

Ndoshta sepse vendimet dhe interpretimet politike janë humor i madh sot, kudo në botë.

Madje edhe për gazetarët, ka raste që u del situata nga duart aq sa harrojnë që po shihen "live" nga shumë njerëz nëpërmjet ekranit.

Kështu ndodhi dhe me njjë gazetare ruse, Aleksandra Novikova, e cila ka qeshur me të madhe gjatë raportimit të lajmeve, në studio.

Momenti kur ajo ka nisur duke qeshur ka qenë lajmi për rritjen e pensioneve në vend.

Videoja e saj është bërë virale në rrjetet sociale.

Ajo po jepte lajmin për përfitimet financiare që do të siguronin personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët e luftës si dhe një rritje por pensionistët, por ky lajm i është dukur shumë qesharak.

Kjo, pasi ndodh shpesh që inflacioni të jetë rritur shumë më tepër dhe si pasojë fuqia blerëse pavarësisht rritjes së pretenduar, mund të ketë rënë, çka lajmi me gjasa i është dukur ironik dhe qesharak folëses në studio e cila madje në qeshje e sipër komenton pikërisht faktin se rritja e pensioneve përballë infalcionit, është qesharake./NOA.al