Transmetuar më 17-02-2020, 08:41
Foto ilustruese

Një sirian i strehuar në Shqipëri, ka përfunduar në prangat e policisë i akuzuar për vjedhje në banesa.

Bëhet fjalë për O. M., 29 vjeç, banues në Siri, i cili u arrestua këtë të diel nga policia e Durrësit.

I riu dyshohet se më 11 shkurt, në lagjen Nr. 17, Durrës, ka vjedhur në banesën e shtetasit J. Gj., dy laptopë dhe një sasi bizhuterish.

Gjithashtu ai ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit B. T., ku pasi ka thyer derën e banesës është larguar.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jetë i përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Vjedhja”. /a.y/noa.al