Transmetuar më 17-02-2020, 09:48

Tre makina janë gjetur të bllokuara në det, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Bëhet fjalë për një makinë Land Rover dhe dy të tjera Nissan.

Siç mund të shihni në pamjet më poshtë, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Plazhit të ri”.

Dyshohet se tre mjetet kanë shkuar për të nxjerrë në breg një anije peshkimi dhe kanë ngecur në rërë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al