Transmetuar më 17-02-2020, 11:03

Operacioni policor i koduar me emrin “Trajektorja”, ka vënë një tjetër person në pranga.

Nga bashkëpunimi mes policisë së Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, u arrestua një 26-vjeçar i cili kishte përfituar disa nga sendet e vjedhura nga Thaçi.

F. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi ka blerë katër byzylykë floriri nga Astrit Thaçi, të cilët ky i fundit i kishte vjedhur.

Më herët, të shtunën mbrëma, u prangos Astrit Thaçi, i akuzuar për grabitjen me armë të argjendarisë në Elbasan dhe për shtatë ngjarje të tjera të ngjashme.

Për 26 vjeçarin blerës të arit, materialet policore iu referuan Prokurorirsë së Elbasanit, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sakaq paraditen e djeshme mbi bazën e provave të siguruara nga Policia e Durrësit, u vu në pranga 20-vjeçarja A. B., banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është e dashura e 27-vjeçarit Thaçi.

E reja dyshohet se e ka përkrahur Astrit Thaçin, duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e policisë.

27-vjeçari Thaçi, rezulton me precedent penal, i dënuar më parë 7 vite në Itali, për vjedhje me armë.

Aksioni policor precipitoi pasi ditën e shtunë Astrit Thaçi, me një kapele në kokë hyri si klient tek argjendaria ‘Diamant’, pronë e Antoneta Balla. Ai kërkoi një unazë dhe byzylyk dhe teksa Balla i nxirrte unazat dhe byzylykët për t’i provuar, nxori një pistoletë duke e kërcënuar.

Në këtë moment Balla i rrëmbeu armën duke e futur nën banak. Teksa ndodhte kjo, Thaçi u çorodit dhe në panik rrëmbeu çfarë sendesh të florinjta kishte nxjerrë gruaja mbi banak dhe u zhduk me vrap. Ai akuzohet për së paku 8 grabitje, në argjendari, markete, banka dhe agjenci turistike. /a.y/noa.al

Ndihmonte grabitësin Astrit Thaçi, arrestohet bashkëpunëtorja e tij

Grabitësi i argjendarisë, i dënuar në Itali/ Policia liston ngjarjet ku është përfshirë