Transmetuar më 17-02-2020, 11:29

Operacioni Forca e Ligjit iu dërgon formularët për të provuar ligjshmërinë e pasurisë së tyre, dy personave të dënuar për trafik droge, vëllezër me njeri tjetrin.

Në vijim të veprimeve, bazuar në Aktin Normativ “anti-KÇK”, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, Altin Çuçaj, banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Formulari i është dërguar edhe Mikel Çuçaj, banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Dy të dyshuarit, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. /a.y/noa.al

Deklarata e plotë e drejtorit të policisë, Burgaj për 15 arrestimet