Transmetuar më 17-02-2020, 13:01

Ishte një lojë tejet e shtrenjtë, ajo e një vogëlusheje 2-vjeçare italiane nga Erba, në Como.

Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i prindërve, vogëlushja kapi një tufë me lekë që prindërit kishin lënë mbi tavolinë.

Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 2100 euro, të cilat e mitura i hodhi këtë të shtunë në tualet dhe shtypi shpëlarësen e ujit.

Prindërit të shqetësuar kur panë çfarë bëri e mitura, lajmëruan shërbimin zjarrfikës.

Por nga ndërhyrja e tyre u bë e mundur rikuperimi vetëm i rreth 900 eurove. /a.y/noa.al