Transmetuar më 17-02-2020, 13:35

Një ish-punonjëse e postës në Levan të Fierit, e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, ka përfunduar në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për 30-vjeçaren Arjola Elezaj, 30 vjeçe, banuese në Levan, Fier.

Ndalimi i saj u bë pasi Gjykata e Fierit me vendimin e datës 14 shkurt, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Elezaj, nga periudha janar 2019 deri në shtator 2019, duke qënë punonjëse në zyrën postare Levan, dyshohet se ka përvetësuar 2 milionë lekë të reja nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët.

Ndaj të dyshuarës materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al