Transmetuar më 17-02-2020, 13:45

Aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si depoja e ujit në qafën e Koshovicës në aksin Fier-Levan, ku i plagosur ka mbetur Agron Çobo, rreth 60 vjeç.

Ai ka qenë duke lëvizur me një motomjet, dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe është përmbysur në mes të rrugës. Mësohet se një automjet tip "Passat", i cili lëvizte nga Fieri në drejtim të Levanit, nuk ka mundur dot të shmang përplasjen e mjetin tjetër.

Si pasojë ka mbetur i plagosur 60-vjeçari Agron Çobo, i cili është transportuar për në Spitalin Rajonal Fier për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia rrugore, për të verifikuar shkaqet e aksidentit./b.l/noa.al/