Transmetuar më 17-02-2020, 13:48
Foto ilustruese

Momente paniku në qytetin e Korçës, pas disa të shtënave me armë zjarri të shënuar mesditën e sotme.

Rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X., dhe K.X., me shtetasin E.B., banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistolete.

Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre.

Sakaq E.B, është shoqëruar në  ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al