Transmetuar më 17-02-2020, 14:30

Pak  minuta më parë është firmosur marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen për dhurimin e 15 milionë eurove për procesin e rindërtimit.

Rama ndodhet ditën e sotme në Bruksel, për Konferencën e Donatorëve për tërmetin e 26-nëntorit.

Kjo konferencë pritet që të mbahet rreth orës 14:30 dhe sipas ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj pritet që në këtë konferencë të mblidhen rreth 450 milionë euro.

"Nënshkrimi i Marrëveshjes së Grantit prej 15 millionë euro të Komisionit Europian me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen", shkruan Rama përkrah videos së postuar në Facebook.