Transmetuar më 17-02-2020, 14:53
Foto ilustruese

Një 45-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.L., banues në fshatin Bërdicë e Madhe, Shkodër ka rënë në prangat e policisë pas urdhrit të ndalimit për një ngjarje të ndodhur rreth një vit më parë.

Në datën 08.05.2018, Gjykata e Shkodrës i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ky shtetas, më datë 05.05.2018.

Ai dyshohet si autor i plagosjes me armë zjarri ndaj 62-vjeçarit, të identifikuar me inicialet Xh.V., banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme./a.m/noa.al