Transmetuar më 17-02-2020, 17:11

Konferenca e Donatorëve për Rindërtimin vijon në Bruksel ku marrin pjesë 100 shtete që po japin kontributin për tërmetin tragjik që goditi Shqipërinë më 26 nëntor dhe shkaktoi 51 viktima dhe dëme rreth 1 miliard euro.

Teksa shprehnin ngushëllimet, ministrat përfaqësues treguan shumën që do të dhurojnë për rindërtimin.

Çekia ka dhuruar 9.5 milionë korona çeke, ndërsa Sllovenia ka dhuruar 300 mijë euro për rindërtimin e një shkolle.

Ndërsa Finlanda do të angazhohet me 300 mijë euro.

Bullgaria dhuroi 120 mijë euro për Rindërtimin, ndërsa Luksemburgu dhuroi 150 mijë euro për hapësirat për të drejtat e fëmijëve.

Franca do të investojë 100 milionë euro në projekte, si dhe ka ofruar që ti japë Shqipërisë 60 milionë hua./a.m/noa.al