Transmetuar më 17-02-2020, 17:24

Në Konferencën e Donatorëve që po mbahet në Bruksel, shtetet anëtare pjesëmarrëse po shpallin angazhimin e tyre me fonde për procesin e Rindërtimit në Shqipëri.

Rumania tha se angazhohet në total me 2 milionë lei rumune ose afro 418 mijë euro.

Ndërsa Hungaria do të dhurojë 250 mijë euro për të rindërtuar kishat e dëmtuara.

Maqedonia e Veriut ofroi 6 milionë dinarë ose afro 97 mijë euro.

Irlanda që u gjend menjëherë pranë Shqipërisë dhe ofroi ekspertët për të vlerësuar cilat banesa ishin të banueshme dhe të pabanueshme nuk dha një shifër të caktuar.

Edhe Malta, Spanja, Portugalia dhe Qipro, thanë se do ta mbështesin Shqipërinë me ndihmë financiare por nuk dhanë një shifër të caktuar.

Mali i Zi dha 500 mijë euro, dhe së bashku me kontributin financiar e bërë më parë, i gjithi arrin në shumën 750 mijë euro.

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri janë vlerësuar se arrijnë shumën 1 miliard euro./a.m/noa.al