Transmetuar më 17-02-2020, 17:44

Konferenca e Donatorëve në Bruksel ka mbledhur rreth 100 shtete për të shprehur kontributin për Rindërtimin në Shqipëri.

Banka Europiane e Investimeve jep 2.5 milionë euro grant për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Përvec kësaj, ofron hua deri në 100 milionë euro.

Ndërsa Grupi i Bankës Botërore dhe IFC ofruan 160 milionë euro kredi.

Grupi i Bankës Islamike për zhvillim ofroi 365 milion euro në formë programesh investim dhe 50 milion euro për rikuperimin e  mjedisit të biznesit.

Më parë, kryeministri Rama ka deklaruar se dëmet e shkaktuara nga tërmeti me magnitudë 6.4 arrijnë në shumë 1 miliard euro./a.m/noa.al