Transmetuar më 17-02-2020, 17:58

Emiratet e Bashkuara, Zvicra dhe Katari kanë shprehur angazhimin e tyre për Rindërtimin pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor të vitit të kaluar.

Teksa shprehnin ngushëllimet për tragjedinë që mori jetën e 51 personave, Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se do t’u japin strehë personave të prekur nga tërmeti duke ndërtuar 2000 njësi banimi me vlerë 70 milionë euro.

Zvicra dhuroi 9 milionë euro grante.

Ndërsa Katari dhuroi 5 milionë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Më parë, kryeministri Rama ka deklaruar se dëmet e shkaktuara nga tërmeti me magnitudë 6.4 arrijnë në shumë 1 miliard euro./a.m/noa.al