Transmetuar më 17-02-2020, 18:02

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë shprehur kontributin në fonde që ofrojnë për të ndihmuar për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që la banorët në qiell të hapur.

Në Konferencën e Donatorëve që po mbahet në Bruksel, Shtetet e Bashkuara ofruan 5 milionë dollarë për Rindërtimin.

"Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë, miq në kohë të mira dhe të këqija. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rreth 800 mijë dollarë për rimëkëmbjen. Ne kemi tre faza, reagim, rimëkëmbje, rindërtim. Në këtë proces, ne mundëm që të menaxhojmë në mënyrë transparente që populli i Shqipërisë të jetë i sigurt që nevojat e tyre do të plotësohen.

Shtetet e Bashkuara do ti japë 9 milionë dollarë Shqipërisë që do të ndihmojnë në Akademinë e Transparencës që vjen si një kërkesë e kryeministrit dhe 800 mijë dollarë për monumentet e dëmtuara siç janë paraqitur në dokumente. Do ti japim dhe 60 mijë dollarë me qëllim që të ndihmohet Kryqi i Kuq, për një qendër për emergjencat që do të normalizojë reagimet me të ardhura.

Shuma prej 5 milionë dollarë përfaqëson miqësinë tonë", tha përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa Japonia ofroi 2.5 milionë euro për të rindërtuar zonat e shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë vitin e kaluar./a.m/noa.al