Transmetuar më 17-02-2020, 18:28

Shqipëria ka arritur një sukses të paimagjinueshëm në Konferencën e Donatorëve, ku rreth 100 shtete pjesëmarrëse ofruan 1,15 miliardë euro për Rindërtimin.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha që konsideroheshin në vlerën 1 miliard euro, por sot në Bruksel, shtetet shprehën angazhimin në fonde dhe u tejkaluar shifra e pritur.

"Faleminderit shumë për durimin. Mendoj që kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet dhe jam shumë kurajë se kemi arritur të mbledhim për të rimëkëmbur Shqipërinë 1.15 miliardë euro sot, kështu që faleminderit shumë. Kjo është një përpjekje e përbashkët. Falenderoj çdo pjesëmarrës. Ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar për të treguar se sa shumë e duam atë. Kryeministër, besoj që me këtë të nisni zbatimin sa më shpejt dhe të ndryshoni kushtet në terren", tha drejtuesi i Konferencës.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, tepër i emocionuar nga shifra e mbledhur e përmbylli fjalimin e tij me falenderime duke cituar Biblën dhe Kuranin.

"Kjo është në fakt momenti i vërtetë që unë nuk kam një fjalim më vete. Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim. Nevoja ishte kaq e madhe. Po thonim, nëse arrijmë 40% të shumës, mund të kthehemi në shtëpi pa ankthi, po të arrinim 50% të vlerës, mund të ndihemi se kemi patur sukses dhe përtej do ishte magji. Kjo është përtej imagjinatës më të shfrenuar. Nuk e di çfarë të them por më lejoni që të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj të gjithë këtë. Më lini të citoj diçka nga Bibla, ‘Nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojmë së bashkua. Unë jam i nderuar shpresoj që të gjithë të gëzojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë’. Ndërsa citoj Biblën, udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare siç edhe Papa Francesku e ka pagëzuar.

Nuk mund të largohem pa e përmbyllur me Kuranin, ‘Njerëzimi është një komb i vetëm'", u shpreh kryeministri./a.m/noa.al