Transmetuar më 17-02-2020, 18:49

Konferenca e Donatorëve u mblodh sot në Bruksel me rreth 100 shtete pjesëmarrëse që shprehën angazhimin me fonde për Rindërtimin në Shqipëri, e cila arriti vlerën 1.15 miliardë euro.

Shuma e dhuruar i kaloi pritshmëritë pasi kryeministri Rama deklaroi se dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 që mori jetën e 51 personave arrinin në shifrën 1 miliard euro.

Këto janë shifrat e dhuruara nga shtetet:

KE jep 115 milionë.

Franca do të investojë 100 milionë euro përmes projekteve të ndryshme dhe ofron 60 mln euro në formën e huasë.

Suedia dha 5.6 milionë euro në grante për emergjencën civile ndërsa 3 milionë euro i ka ofruar në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Holanda do të ndihmojë Shqipërinë me 3 milion euro për aktivitetet ndërtuese.

Danimarka dhuroi 2 milionë euro për rindërtimin.

Polonia dhuroi 2.7 milionë euro për rindërtimin.

Greqia dhuroi 2.5 milionë euro.

Italia dhuroi 65 milionë euro për rindërtimin.

Sllovakia dhuroi 250 mijë euro për rindërtimin e  objekteve arsimore.

Austria dhuroi 1 milion euro për rindërtimin.

Republika Çeke dhuroi 9.5 milionë korona ceke.

Sllovenia dhuroi 300 mijë euro për ndërtimin e një shkolle në një nga zonat e prekura.

Finlanda dhuroi 300 mijë euro.

Luksemburgu dha 150 mijë euro nëpërmjet UNICEF për të ndihmuar fëmijët.

Britania dhuroi 1 milion paund për rindërtimin.

Bullgaria dhuroi 100 mijë euro.

Rumania dhuroi 2 milionë lei.

Hungaria i jep 250 mijë euro Ipeshkvisë së Tiranës dhe Durrësit për të ndërtuar kishat e dëmtuara.

Mali i Zi dhuroi 500 mijë euro, por së bashku me kontributin e bërë më parë, shifra arrin në 750 mijë euro.

Serbia dha 2 milionë euro grante.

Maqedonia e Veriut dhuroi 6 milionë dinarë.

Kosova dha 200 mijë euro grante.

Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi banimi në Laç me vlerë 45 milion euro, dhuroi 100 mijë euro për ndërtimin e xhamive dhe vlera e përgjithshme arrin në 46.3 milion euro në formën e granteve dhe natyrë.

Gjermania dhuroi 11 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri.

Suedia dhuroi 5.6 milionë euro për procesin e rindërtimit pas tërmetit.

Kroacia dhuroi 1 milion euro për shëndetësinë.

Grupi i Bankës Islamike për zhvillim 365 milionë euro në formë programesh investimi

Grupi i Bankës Botërore dhe IFC ofruan 160 milionë euro kredi.

Banka Europiane e Investimeve ofroi hua deri në 100 milionë euro.

Banka e Këshillit të Europës 155 milion euro grante dhe 100 milion euro hua.

Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) dhuroi 100 milionë euro për rindërtimin. 1 milionë euro projekte. 18 milionë euro hua për ujësjellësin.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë 2000 njësi banimi me vlerë 70 milionë euro.

Zvicra dhuroi 9 milionë euro grante.

Katari dhuroi 5 milionë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

SHBA dhuroi 5 milionë dollarë.

Japonia dhuroi 2.5 milion euro.

Azerbajxhani dhuroi 500 mijë euro.

Republika e Koresë dhuroi 300 mijë dollarë amerikanë.

Litenshtajni dhuroi 50 mijë euro për rindërtimin.

Norvegjia dhuroi 21 milionë korona norvegjeze, përfshirë kontributin e sotëm prej 5 milion koronash.

Algjeria dhuroi 50 mijë euro.

Brunei dhuroi 50 mijë dollarë.

UNICEF dhuroi 500 mijë euro për shkolla.

Shtetet që thanë se do të japin ndihmë financiare, por nuk dhanë një shifër të caktuar janë:

Portugalia, Irlanda, Spanja, Malta dhe Qipro./a.m/noa.al