Transmetuar më 17-02-2020, 20:13

Çdo rast tjetër, do të ishte një katastrofë e dytë për Shqipërinë. BE-ja e udhëhequr nga Gjermania, si dhe ndihma e vendeve të tjera aleate me Shqipërinë, treguan rëndësinë që ato kanë për kapërcimin e situatave të vështira nga ana e  kombit tonë.

"Një mesazh i fortë për popullin shqiptar: ne kujdesemi për ta! Do të nisë zbatimi i rimëkmëbjes sa më shpejt. Bashkë për Shqipërinë". Kështu tha pas vendimit Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi.

"Ne e kemi tejkaluar objektivin tonë për rindërtimin," tha Presidenti i Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen pas shifrës totale që u bë publike, prej 1.15 miliardë eurosh.

Kjo shifër ishte diçka më shumë se fatura e dëmeve totale.

Në një moment të vështirë, të një prej kotastrofave më të rënda natyrore në historinë e vendit tonë, e papërballueshme për buxhetin e shtetit, e vetmja shpresë ishte ndihma ndërkombëtare.

Komisioni i BE-së dhe vendet anëtare të tij dhuruan së bashku 400 milion euro. Takimi i ditës së sotme mblodhi vendet donatore, ku u përfshinë edhe shtete të largëta si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Izraeli.

"Kjo është përtej imagjinatës sime," tha Kryeministri shqiptar Edi Rama në fund të konferencës.

Kryeministri Edi Rama ishte në Bruksel, ku mori pjesë në konferencën e donatorëve ndërkombëtarë, e cila mblodhi 1.15 miliard Euro për të rindërtuar shtëpitë dhe infrastrukturën, të shkatërruara nga tërmeti i nëntorit të kaluar, tërmet që veç dëmëve të mëdha materiale vrau 51 vetë.

Rama e përshkroi rezultatin si "magji" dhe "jashtëzakonisht të mahnitshëm", pasi më parë kishte shpresuar që Shqipëria mund të mblidhte vetëm 40% të 1.08 miliard eurove të nevojshme për rindërtimin dhe akomodimin e të paktën 17,000 njerëzve të mbetur pa shtëpi, pas tërmetit me madhësi 6.4, që shkëtërroi Durrësin dhe zonat përreth, më 26 nëntor.

Fonde të tjera të ardhura nga vendet jashtë të BE-së, përfshinin vende si Turqia apop edhe Mbretëria e Bashkuar.

/NOA.al