Transmetuar më 17-02-2020, 21:00

Pas ekspertizës, pritet të dalë zyrtarisht shkaku i tragjedisë në Bulqizë, ku humbi jetën nëna dhe dy fëmijët e saj.

Vajza 16-vjeçare e familjes Tola, e cila mbijetoi dhe u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, i është nënshtruar ekspertizës për të nxjerrë edhe shkakun e helmimit, ku deri tani ishin tre pista: gazi, dioksidi i karbonit i çliruar nga drutë dhe helmi që përdoret për pesticide.

Dioksidi i karbonit i çliruar nga soba me dru ku ngroheshin dyshohet se është shkaku i kësaj tragjedie të të rëndë.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në Ostrem të madh, Bulqizë.

Kështu ka pohuar një e afërme e 16 vjeçares, e cila vijon të trajtohet në spitalin toksikologjik të QSUT për shkak të gjendjes së saj të paqënrdueshme shëndetësore.

"Analizat thonë dioksid karbon, nga zjarri", u shpreh Lumturie Bajrami

Sakaq, 16 vjeçarja ende nuk është në dijeni për humbjen e jetës së nënës, vëllait dhe motrës së saj.

Kjo për arsyen se mjekët kanë sygjeruar që ajo të mos e marrë vesh derisa gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet.

I traumatizuar ka mbetur edhe kryefamiljari, i cili u kthye të nesërmen nga Greqia. Ai është gjithashtu në kujdesin e mjekëve dhe mbahet nën kontroll falë qetësuesve.