Transmetuar më 17-02-2020, 21:29

Dy zyrtarë të agjencisë së Sigurimeve Shoqërore të Krujës, janë shkarkuar nga puna, pas denoncimit se kishin sorrollatur për vite të tëra pensionistët me qëllim për t’iu marrë ryshfet.

Zyrtarët e pushuar janë Eduart Zogu, me detyrë përgjegjësi i agjencië së Krujës dhe Ibrahim Gurra, drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së.

Ata u denoncuan sot në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku i morën 900 mijë lekë ryshfet një 70-vjeçari.

Sipas denoncimit, pensionistët u sorrollatën për 4 vite, ndërsa zyrtarët iu kishin mohuan atyre kontributet për 10 vite.

Njoftimi i plotë i ISSH-së:

"Shkarkohen dy zyrtarët lokalë të Agjencisë Lokale të Instituti të Sigurimeve Shoqërore lokale në Krujë. Nisur nga denoncimi i bërë sonte në emisionin “Fiks Fare” në Televizionin Kombëtar Top-Channel nga qytetari Hamid Lama, se ka paguar dy shuma të ndryshme (dhënë me rregjistrim me figurë nga ky televizon), ndaj dy zyrtarëve të Agjencisë Lokale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Krujë, Eduart Zogu, me detyrë përgjegjësi i agjencië së Krujës, si dhe inspektorit të bujkujt në këtë Agjenci, Ibrahim Gurra, drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Z. Astrit Hado, vendosi menjëherë shkarkimin nga puna dhe nisjen e procedurave për ndjekjen në rrugë ligjore të dy zyrtarëve".

"Z. Hado ka falenderuar median që ka bërë të mundur zbardhjen e rasteve abuzive, duke i hapur rrugën kështu pastrimit të institucionit nga çdo zyrtar që abuzon me detyrën e tij."

/NOA.al