Transmetuar më 17-02-2020, 22:33

Përmes një gjesti simbolik dhe domëthënës, Turqia ka vendosur të nderojë Kosovën, me rastin e 12- vjetorit të pavarësisë së saj.

Dy urat simbol të Stambollit, Fatih Sultan Mehmet dhe Yavuz Sultan Selim u veshën këtë mbrëmje me ngjyrat verdh e blu, flamuri zyrtar i Kosovës.

Edhe qiellgërvishtësja, simbol i kryeqytetit, Ankara, u shfaq me ngjyrat verdh e blu si dhe me një urim për Kosovën.

Rreth 5 milionë turq vlerësohet se janë me prejardhje shqiptare.

Shumë nga shqiptarët, të cilët jetojnë në Turqi, janë me origjinë nga Kosova.

/NOA.al