Transmetuar më 18-02-2020, 08:41

Një sherr i nisur në një burg në Greqi mes një grupi shqiptarësh dhe një tjetri pakistanezësh, ka përfunduar me të plagosur.

Ngjarja vjen nga ishulli i Kretës, nga burgu i Chania, ku mbrëmjen e së hënës së 17 shkurtit ka ndodhur konflikti.

Mësohet se disa pakistanezë kanë sulmuar dhe goditur me thika, dy shqiptarë.

Për pasojë njëri prej tyre është plagosur dhe ësjhtë dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al