Transmetuar më 18-02-2020, 09:07

Policia jep informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur paraditen e së hënës, ku një furgon i cili transportonte dy të burgosur u përplas nga një makinë, duke bërë që një efektiv të mbetet i plagosur.

Ngjarja ndodhi më 17 shkurt, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat.

Shtetasi H. H., duke drejtuar mjetin tip “Hyunday”, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë, u përplas me mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi S. Sh.

Kështu nga ana e policisë u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të furgonit të buegjeve H. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori për shtetasin S. Sh., 60 vjeç, banues në Memaliaj. /a.y/noa.al

Gjirokastër/ Aksidentohet furgoni i Burgjeve me të burgosur brenda, plagoset polici