Transmetuar më 18-02-2020, 09:23

Burgim i përjetshëm u dha për një shqiptar, i gjetur fajtor për aksidentin me pasojë vdekje të një gruaje në Zvicër, teksa bënte gara shpejtësie me makina.

Vendimi u mor ditën e djeshme, e hënë 17 shkurt, nga Gjykata e Landit në Kleve.

Bëhet fjalë për një 22-vjeçar nga Kosova, i cili u dënua me burg përjetë.

Dy të rinjtë akuzohen se në prill të vitit 2019, duke bërë garë me makina në zonën e Moers afër Duisburgut, kanë shkaktuar aksidentin.

Më konkretisht i riu nga Kosova përplasi me makinën e tij një grua 43-vjeçare, e cila gjeti vdekjen pas tre ditësh në spital.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shqiptari ecte me 167 kilometër në orë teksa garonte me shokun e tij.

I riu shqiptar kërkoi ndjesë ndaj familjes së gruas nëpërmjet avokatit, duke thënë se do të donte që të zhbëhej gjithë sa ka ndodhur.

Krahas të riut shqiptar u dënua edhe një gjerman, i cili po garonte gjithashtu me makinë, por për të u vendos dënimi me dy vite liri me kusht. /a.y/noa.al