Transmetuar më 18-02-2020, 09:53
Foto ilustruese

Një djalë i ri i cili akuzohet se ka mashtruar tre persona se do i çonte në Gjermani, pasi u ka marrë lekët, nuk e ka mbajtur fjalën.

Policia e Sarandës ka ndaluar të shpallurin në kërkim Amarildo Spaho, 25 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për arsye se kishte mashtruar 3 persona kundrejt pagesës me qëllim për ti çuar në shtetin gjerman.

Ndaj tij hetimet janë në vijim për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jetë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë. /a.y/noa.al