Transmetuar më 18-02-2020, 10:41

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli prej muajsh tashmë është në një lidhje me biznesmenin turk Hysen Usta.

Teksa lidhja mes tyre duket se po shkon drejt kurorëzimit, ajo shihet shumë e dashuruar me Hysen.

Së fundmi ajo ka ndarë një video në rrjetet sociale ku shihet në makinë me biznesmenin turk.

Teksa buzëqesh me partnerin e saj, ata bashkojnë duart dhe bëjnë simbolin e shqiponjës siç mund të shihni në videon më poshtë.

Këngëtarja e cila po jeton mes Kosovës dhe Turqisë ka deklaruar se Usta i ka propozuar tashmë për martesë. /a.y/noa.al