Transmetuar më 18-02-2020, 11:37

Goditet një tjetër i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, duke vënë në pranga babë e bir të kapur me kokainë, peshore elektronike,

municion luftarak, radio policie, dy palë targa dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Nga ana e policisë pasditen e kësaj të hëne, u bë arrestimi i I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç banues në Durrës.

Efektivët e policisë, gjatë operacionit, kanë kapur në flagrancë 29-vjeçarin, në lagjen Nr. 1, Durrës dhe në cilësinë e provës materiale kanë sekuestruar disa doza me kokainë.

Pas kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: dy automjete të tipit “ Benz Ml” dhe “Volkswagen” , të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, dy peshore elektronike, një krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, dy palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”. /a.y/noa.al