Transmetuar më 18-02-2020, 12:43

Një fëmijë vetëm 5 vjeç mund të cilësohet me plotë gojën hero, pasi shpëtoi familjen nga zjarri.

Noah alarmoi familjen e tij mbrëmjen e së premtes së kaluar, kur në shtëpinë e tyre në kontenë e Bartow, në shtetin e Georgia, SHBA, ra zjarr. Ai shpëtoi motrën e vogël dhe qenin pasi u zgjua nga tymi në mes të natës.

Ai mori në krahë motrën 2 vjeçe me të cilën ndante dhomën dhe më pas edhe qenin e familjes.

Por ai nuk u ndal me aq, u kthye mbas dhe zgjoi xhaxhanë i cili jetonte pranë shtëpisë së tyre, duke dhënë alarmin. Ishte xhaxhai ai që më tej shpëtoi të afërmit, pas zgjimit nga nipi.

Veprimi i djalit të vogël u cilësua mjaft heroik, sa që zjarrfikësit e nderuan publikisht duke i dhënë titullin e zjarrfikësit të nderit me anë të një ceremonie zyrtare.

Fatmirësisht për shkak të veprimit të tij nuk pati vktima, ndërsa prindërit pësuan disa lëndime të lehta.

Zjarri u shkaktua për shkak të një shkëndije elektrike nga mbingarkesa, pikërisht në dhomën e gjumit të fëmijëve. /a.y/noa.al