Transmetuar më 18-02-2020, 13:00
Besnik Cani

Komisioneri Publik, nxjerr konkluzionet përfundimtare për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cani.

Pasi doli para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Canit, duke n se ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë.

Për KP nga shqyrtimi i dosjes u provua se subjekti gjendet në kushte të pamjaftueshme për dy shuma të blerjes së banesës dhe se ka deklarim të pasaktë dhe mungesë të burimeve të ligjshme.

Në lidhje me pasurinë, truall 600 m2 në Paskuqan, nuk provohet burimi i ligjshëm i saj.

Lidhur me pasuritë autoveturë dhe garazh, subjekti ka deklarim të pasaktë ndër vite dhe mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e këtyre pasurive. Në ato vite ka një bilanc negativ prej gati 500 mijë lekë.

Konstatohet se për periudhën 2010-2015 subjekti ka një bilanc negativ 2 milionë lekë mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve.

Për aftësitë profesionale, konfirmimi në detyrë është vendosur në vlerësim të gabuar të provave.

“Subjekti ndodhet ne kushtet ku me veprimet dhe mosveprimet e tij, marrëdhënies së tij me një kompani tregtare, si dhe përfitimi i statusit të të pastrehut kur kryente detyrën e titullarit të Prokurorisë Fier, KP rithekson se këto kushte bien ndesh me detyrën e magjistratit. Për kriterin e pasurisë, subjekti rezulton me mungesë të burimeve financiare”, thuhet në konkluzione.

Përfundimisht Komisineri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të Besnik Canit. /a.y/noa.al