Transmetuar më 18-02-2020, 13:10

Dy persona të dënuar për trafik droge, janë vënë në shënjestër të Operacionit Forca e Ligjit, të cilëve iu është dërguar formulari për të povuar ligjshmërinë e pasurisë së tyre.

Bëhet fjalë për dy persona nga Berati të dënuar për trafik droge në Itali dhe konkretisht Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

Mahmutaj njihej si mik i kryetarit të Partisë Republikane, Ralf Gjoni. Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin “Malpensa” të Milanos bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë.

Mahmutaj e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj, duke përfituar nga miqësia me Fatmir Mediun, kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.

Edison Çobo njihet ndryshe si person me rrezikshmëri të lartë kriminale për shkak të veprave kriminale që kryer ndër vite.

Ai akuzohet se në viti 2013, në bashkëpunim me tre persona të tjerë të maskuar dhe me armë kanë grabitur ish-mikun e tyre Edmond Piti dhe kanë terrorizuar familjen e tij dhe e gjitha ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës. /a.y/noa.al