Transmetuar më 18-02-2020, 13:54

Gjen vdekjen në moshën 14-vjeçare, menjëherë pasi shoqja e saj kishte mbledhur paratë për të mbuluar kurat. E mitura angleze Benfleet, Essex, Lily Wythe zbuloi vetëm pesë muaj më parë se kishte një lloj tumori shumë agresiv.

Që nga ai moment, ajo dhe familja e saj nisën një betejë të ashpër kundër tumorit dhe shoqja e saj Lillie Cotgrove, nisi një fushatë për mbledhje fondesh për të mbuluar disa kura eksperimentale shumë të kushtueshme, të cilave duhej t’iu nënshtrohej.

13-vjeçarja kishte arritur që të mblidhte 230 mijë sterlina në pak javë, por fatkeqësisht Lily, gjeti vdekjen fundjavën e lënë pas, para se të nisej për në SHBA.

E mitura u diagnostikua nga tumori në kokë në tetor të vitit 2019 dhe mjekët i kishin thënë se mund të gjente vdekjen në më pak se një vit, por familja e saj nuk u dorëzua dhe tentoi me çdo mënyrë që ti shpëtonte jetën.

Të afërmit e saj ishin vënë në dijeni të një kure eksperimentale në SHBA, për këtë lloj sëmundje, por fatkeqësisht gjendja e saj u përkeqësua shumë shpejt, shkruan noa.al.

Ndonëse shoqja e saj kishte mbledhur fondet, Lily gjeti vdekjen pa arritur të marrë kurën e nevojshme. /a.y/noa.al