Transmetuar më 18-02-2020, 14:30
Foto ilustruese

Zbulohen dhe dokumentohen pesë vjedhje banesash të ndodhura katër muajt e fundit, duke vënë në pranga një person.

Efektivët e policisë Pogradec, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të disa ngjarjeve të ndodhura katër muajt e fundit dhe në afërsi të tij,

ku në banesa vidheshin pajisje dhe mjete të ndryshme, bënë arrestimin në flagrancë të A. Sh., 19 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera si edhe provat e grumbulluara rezulton se 19-vjeçari, është autor i dyshuar i katër ngjarjeve të mëposhtme:

-Më datë 17 shkurt 2020, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetasit K. D., shtetasi A. Sh., ka vjedhur mjete të ndryshme pune e pajisje hidraulike, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po në këtë datë, ky shtetas ka tentuar të vjedhë edhe në banesën fqinje në pronësi të shtetasit G. L.

-Më datë 18 janar 2020, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetasit A. D., është vjedhur një motorcikletë e markës “Honda” pa targa, si edhe pajisje elektroshtëpiake.

-Më datë 5 dhjetor 2019, në lagjen nr. 1, në lokalin e shtetasit M. K., janë vjedhur pajisje hidraulike.

-Më datë 19 nëntor 2019, në fshatin Vërdovë, në banesën e shtetasit O. Xh., është vjedhur një televizor plazma.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Pogradecit për veprën penale “Vjedhja, kryer më shumë se një herë”. /a.y/noa.al