Vrau vëllezërit, prindërit dhe veten, efektiven e kishin shkarkuar nga detyra
Transmetuar më 18-02-2020, 15:07

Pesë persona gjetën vdekjen mesditën e kësaj të marte në një krim të rëndë në familje nga dora e një ish-efektiveje të policisë.

Rreth orës 13.00 në lagjen “Bujanina” të Gjilanit, Kosovë, zyrtarja e policisë Valdete Bllaca vrau me armë zjarri dy vëllezërit e saj, prindërit edhe veten.

Autorja-viktimë është 45-vjeçarja të cilën e shikoni në fotografi, e cila dyshohet se pas një konflikti me familjarët, ka shkrepur armën ndaj tyre.

Më tej, në gjendje të rënduar psikologjike, qëlloi drejt vetes, duke gjetur vdekjen në vend.

Viktimat e efektives Bllaca janë nëna dhe babai Hanife Bllaca, Zeqir Bllaca dhe dy vëllezërit Fisnik Bllaca dhe Blerim Bllaca.

Mësohet se prej disa kohësh Valdetja ishte shkarkuar nga puna dhe arma i ishte konfiskuar, ndërkohë që ajo kishte arritur që ta vidhte atë dhe me të ka kryer krimit.

Motivet e krimit tronditës nuk dihen ende, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Loading...