Transmetuar më 18-02-2020, 20:20

Anjeza Hallvaxhiu, e cila dy vite më parë është operuar në Spitalin Amavita në Tiranë, për heqjen e një mase turorale në gjoks, fatkeqësisht ndërroi jetë në Belgjikë, ku kishte shkuar për mjekim më të specializuar.

Doktor Agim Karaj që ka ndjekur dhe rastin e kësaj paciente, thotë se asaj i është hequr në gjoks një masë tumorale “e mirë” (duke iu referuar termave mjeksorë) dhe mjekimi i vetëm sipas doktorit konsistonte në heqjen e tumorit me operacion.

Pacientja s’kishte më nevojë për mjekim por vetëm duhet të paraqitej për kontroll pas tre muajsh. Doktor Agim Karaj thotë se pacientja u paraqit pas 6 muaj dhe aty ka vërejtur se kishte një gjendër tjetër nën gjoks.

“Pacientia paraqitet pas 6 muajsh dhe pasi e vizitova i rekomandova të bënte biopsinë e një gjendre nën sqetull për të parë nëse është kancerogjene. Pacientia refuzoi dhe ne i dhamë një epikrizë ku rekomanduam vizitë senologu pasi do shkonte për një mendim të dytë jashtë vendit. Kemi marrë vesh që pacientia më pas shkoi në Belgjikë ku ju bë biopsia dhe filloi kimioterapi", tha ai.

Më pas nga biopsia që iu bë në Belgjikë, mjekët arritën në përfundimin se Anjeza Hallvaxhi kishte kancer dhe nisi kimioterapinë, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot dhe ndërroi jetë.

REAGIMI I PLOTË I DOKTOR AGIM KARAJ:

Gjej rastin te sqaroj opinionin publik mbi trajtimin e pacientes Anjeza Hallvaxhi e cila nderroi jete para disa ditesh. Se pari i shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve te saj. Se dyti dua te sqaroj qe ne spitalin Amavita punohet me perkushtim dhe humanizem ne trajtimin e pacienteve te shumte. Ne fushen e kirurgjise se tumoreve te gjirit jemi nga spitalet me te kualifikuara duke realizuar operacione shume te veshtira me sukses.

Ne rastin konkret pacientia u paraqit ne spitalin tone ne dt 16.12.2017 me diagnoze tumor glandula mammae sinister suspekt fibroadenoma me mase 3-3.5cm ovale, e lemuar dhe e levizshme. Klinikisht dhe radiologjikisht rezultonte fibroadenome i cili eshte nje tumor i mire dhe per te cilin mjekimi konsiston ne heqje kirurgjikale. Ne dt 16.12.2017 realizohet interventi duke u hequr tumori i teri ,pa u prekur sipas protokolleve.

Materiali i hequr dergohet per biopsi ne kliniken "LDM" e profesorit te nderuar Shahin Kadare me te cilen klinika jone ka bashkepunim prej 11 vjetesh.Pergjigjia e biopsise vjen "Fibroadenoma". Me kete pergjigje klinika jone nuk mund te bente mjekim tjeter. Pacientes i hiqen penjte dhe i rekomandohet kontroll per 3 muaj. Pacientia paraqitet pas 6 muajsh dhe pasi e vizitova i rekomandova te bente biopsine e nje gjendre nen sqetull per te pare nese eshte kancerogjene.

/NOA.al