Transmetuar më 18-02-2020, 21:03

Gjendja shëndetësore e grevistit Baci Muca në Ballsh është paraqitur e rënduar.

Ai kishte temperaturë të lartë dhe tharje goje, prandaj grevistët e tjerë telefonuan menjëherë ambulancën.

Naftëtarët e Ballshit ndodhen në ditën e dytë të grevës së urisë dhe kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre.

Greva pa afat ka nisur prej ditës së djeshme dhe janë vendosur në një nga mjediset e qendrës shëndetësore në Uzinës së naftës.

Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë të protestojnë për kërkesat e tyre./a.m/noa.al