Transmetuar më 19-02-2020, 09:43

Biologu detar Riley Elliot, ekspert i peshkaqenëve, ka publikuar në profilin e tij në Instagram, takimin shumë të afërt me një peshkaqen mako.

Grabitqari u afrua shumë ndaj varkës së shkencëtarit fundjavën e lënë pas dhe nisi të kafshojë pjesën e pasme të saj.

Pas disa sekondash, peshkaqeni e lëshoi sërish varkën dhe u zhduk me shpejtësi në thellësi të oqeanit.

Pamjet vijnë nga Zelanda e Re dhe brenda pak kohësh video u bë virale. /a.y/noa.al