Transmetuar më 19-02-2020, 14:03

Të hysh me motor brenda trenit të metrosë në New York. Tre persona u filmuan teksa hynin me motor në një tren të mbushur me njerëz, ndërsa tashmë policët po shqyrtojnë manovrat e tyre.

Megjithatë nuk bëhet me dije se kur u filmuan duke u ngjitur me motorr në tren.

Ngjarja në fjalë u shënua në trenin F të drejtuar nga Queens, drejt një ndalese në 57th Street, me gjasë pranë stracionit Rockefeller Center.

Teksa pamjet u publikuan në rrjetet sociale dhe u përhapën me shpejtësi, teksa njerëzit u shprehën në panik, policia e New York ka nisur hetimet. /a.y/noa.al