“Po të doni i ndërrojmë edhe flamurat”, Cakaj takon mes batutash Kurtin
Transmetuar më 19-02-2020, 16:31

Ministri në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka vijuar me takimet në Kosovë duke u ndalur tek kryeministri i ri Albin Kurti. Në daljen për mediat sa për pamje, Cakaj nuk ka ngurruar të bëjë batuta me Kurtin duke thënë se mund t’i ndërrojmë edhe flamurat.

Kujtojmë që Gent Cakaj është nga Kosova por që mban postin e një ministri shqiptar, kurse Kurti është po ashtu nga Kosova por mbron prej vitesh tezën për bashkim kombëtar me Shqipërinë duke simpatizuar hapur edhe flamurin kuqezi.

Kurti dhe Cakaj nuk kanë pasur një raport të mirë, pasi kryeministri i Kosovës një vit më parë e cilësonte atë gënjeshtar, dhe se Kosova kishte njerëz më intelektualë dhe patriotë se ai. Për më tepër Cakaj ka qenë edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.

Kurti është ndalesa e tretë e Cakajt në Kosovë pasi takoi gjatë ditës Presidentin Hashim Thaçi dhe homologun e tij Glauk Konjufca.

Loading...