Droga nga Amerika përfundon në Maqedoninë e Veriut, si ndryshoi destinacioni i 1.3 ton kokainë
Transmetuar më 19-02-2020, 18:50

Një sasi e madhe droge është sekuestruar sot nga policia në Maqedoninë e Veriut.

Aksioni i madh policor gjeti në fshatin Krushopek të Sarajit rreth 1.3 ton kokainë të fshehur në një magazinë frutash, raportojnë mediat e huaja.

Thuhet se droga ka arritur nga Amerika Jugore, përmes Barit në Mal të Zi dhe është fshehur në Krushopek.

Pas Barit në Mal të Zi, droga do të dërgohej për në Koper (Slloveni), por destinacioni ndryshoi dhe përfundoi në Krushopek.

Në këtë aksion policor po marrin pjesë edhe pjesëtarë të Policisë Financiare italiane. Ende nuk ka detaje zyrtare, por pritet të zbulohet gjithcka në deklaratën e policisë në orën 19:00./a.m/noa.al

Loading...