Transmetuar më 19-02-2020, 21:39

Një roje shkolle 88-vjeçar është vrarë pasi shpëtoi dy djem të vegjël nga një shofer i shkujdesur në Kansas, SHBA.

Bob Nill është konsideruar si "hero" pasi doli para makinës rreth orës 8 të mëngjesit për të mbrojtur fëmijët që po kalonin rrugën për të hyrë në shkollë.

Shoferi përplasi Bob, por dy djemtë e moshës 11 dhe 7 vjeç që i shtyu, shpëtuan, thanë zyrtarët.

Pensionisti u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall i vdekur për shkak të plagëve të shumta.

Edhe shoferi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, u dërgua në spital për trajtim por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Banorët e zonës thanë se shoferët ecnin shpejt në atë rrugë, pa u menduar se aty pranë ndodhej një shkollë.

Një grua tha se "zemra e saj filloi ti rrihte shpejt", kur dëgjoi zhurmën e përplasjes.

Nipi i Bob tha se xhaxhai i tij kishte punuar si roje për 5 vite pasi nuk donte të ulej e të qëndronte në pension./a.m/noa.al