Transmetuar më 19-02-2020, 21:48

Pas skandalit seksual në një shkollë të Fierit dhe pas arrestimit të mësuesit, është futur në lojë  drejtësia dhe avokati i tij mbrojtës.

Avokati Niko Bega i denoncuar nga Stop në Tv Klan, kërkon që vajza të thotë se nuk është ngacmuar seksualisht, por po bisedonte në konfidencë, pasi profesori interesohej për mungesat e saj, sepse e kishte porosi nga prindërit.

Ndërkaq ai i pohon po ashtu se “Agroni ka kaluar 1001” nxënëse të tjera dhe se vajzën në fjalë, nuk do ta ngacmonte pasi ia kishte lënë porosi i ati për t’u kujdesur.

Avokati i Agron Begos- Unë e kam pyetur Agronin drejtpërdrejt, siç po të shikoj ty në sy, pashë edhe Agronin, dhe i them: “Agron, pse interesohesh për mungesat e dikujt, që s’të lidh, as e ke nxënësen tënden, as kujdestar”?

Shoku i vajzës –S’i jep mësim.

Avokati i Agron Begos -“As i jep mësim as asgjë. Pse të intereson? Pse je i interesuar”? Më thotë shprehimisht,- “ma ka lënë porosi babai i saj, xxxx”! Xxxx e quajnë në fshat, që ta dish ti, xxxx e ka në dokumente. Po të jap një shembull, Gencin. Profesor Gencit ka vajtur, i ka thënë ky dreqi Agroni,-“për xxx është interes”? Edhe Genci i ka thënë -“ore ç’dreqin do me këtë, po lere o, vari leshtë, se kjo s’bën”. Tani do të thuash ti, meshkuj jemi të gjithë, Agroni ka kaluar 1001 aty dhe kur ia la dhe porosi i ati, që njihet edhe me të atin e saj , nuk mund t’i vardisej asaj, sepse kishte të tjera plot, që nuk kishte marrë porosi. Për mua unë, unë ta them…

Shoku i vajzës – Është normale, përderisa e ke marrë përsipër…

Avokati i Agron Begos – Për mua Agroni është mbret në këto momente.

Shoku i vajzës –Na ka hap shumë punë ajo.

/NOA.al