Transmetuar më 19-02-2020, 22:29

OPINION nga Artan Hoxha

Një lajm i bujshëm u publikua në media gjatë orëve të pasdites për kapjen rekord të 1.3 toneve kokainë në një magazinë frutash në fshatin Krushopek të Maqedonisë së Veriut.

Pavarsisht tentativës për t’i veshur merita policisë sonë, për pjesëmarrjen e saj në një operacion ndërkombëtar kundër narkotrafikut, (të organizuar kryesisht nga agjensitë antidrogë të SHBA dhe Italisë), e vetmja gjë që të mbetet në mendje është fakti se:

Kamioni me 1.3 tonë kokainë, u prit me "nderime" në doganën e Hanit të Hotit, në Shkodër, dhe u përcoll me "respekte" në doganën e Qafë-Thanës në Pogradec, për të arrestuar pastaj dy shoferë dhe një magazinier, në një fshat të Maqedonisë së Veriut!!!!!!!!!

A nuk ngjan pak si historia e kontenierit me 613 kg kokainë të kapur në Maminas, ku u arrestuan vetëm dy shofera dhe një hamall magazine bananesh????!!!!!

/NOA.al