Transmetuar më 19-02-2020, 23:50

Ish-deputeti Dash Shehi shprehet se në vendin tonë biznesi, i cili udhëhiqet nga njerëz pa merita dhe injorantë, është i ndërtuar mbi skllavërinë.

Shumica e bizneseve, që nuk e kanë ngritur atë përmes konkurrencës dhe punës, nuk duan punëtor por skllevër në shërbim të tyre.

Si pasojë, të rinjtë po ikin drejt BE-së, bizneset shtojnë miliardat dhe në ndihmë për të shpëtuar po iu vjen qeveria, që në vend t’iu vendosë kritere që të mbrojë punëtorët, po fton emigrantë nga vendet e lindjes dhe Afrika, në shërbim të tyre, për të punuar në vendin tonë.

Nëse kjo bëhet realitet, nuk do të ishte çudi që në vendin tonë të mbeten hajdutët, të pasurit pa asnjë meritë, trafikantët dhe emigrantë me ngjyrë, që do të punojnë për ta.

I ftuar në emisionin Opinion, Dash Shehi foli në një moment për sektorin e fasonerisë ku tha se për një kohë ai ishte i vlefshëm në vendin tonë por tashmë ka mbaruar sepse s’ka punëtor që mund të punojë me 200 mijë lekë të vjetra.

"Tani fasoneria është një lloj biznesi, është i ndërtuar mbi skllavërinë e punëtorit, për disa kohë ishte i vlefshëm në Shqipëri. Mbaroi! Do spostohet nga Shqipëria, nuk mund të punoj me 200 mijë lekë, këta nuk duan punëtor, këta duan skllevër".

Shehi shtoi se në Shqipëri biznesmenët janë injorantë.

"Kapitalizmi shqiptar është i egër, i ndërtuar nga pronari, në shumicën e rasteve injorant, turp më vjen që e them, por meqë kam qenë ministri i Punës këtu e 30 vite më parë diçka di nga kjo punë. Kapitalizmi është një shoqëri aksionere dhe duhet ti bësh bashkë pronarë, inxhinieri, dreqin…"

"Do të marrin pjesë tek fitimi jot, si mund ti marrësh vetëm ti dhe atij inxhinierit do t’thuash të marri 70 mijë lekë të vjetra dhe ti të marrësh 700 milionë në vit dhe do i japësh atij të firmosi dhe ca letra kot dhe do iki. Sigurisht që do iki ai’, – u shpreh Dash Shehi, i revoltuar.

/NOA.al