Transmetuar më 20-02-2020, 08:08

Bonusi i bebes bëri bujë qysh pas vendimit për rritjen e tij dhe tashmë krenar për këtë nismë, Kryeministri Edi Rama.

“Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, shkruan ai, teksa ndan edhe një video.

Kryeministri bën me dije se mbi 40 mijë të porsalindur kanë përfituar nga bonusi i bebes programi i ri i mbrojtjes sociale.

“Programi vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40 000 lekë (të reja) nëse është fëmija i parë 80 000 lekë fëmija i dytë dhe 120 000 lekë fëmija i tretë”, thotë Rama.

Po ashtu deklaron se nga 1 janari më shumë se 3000 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes. /a.y/noa.al